Fjalë Kyçe

Shkëlzen Gashi kërcënohet me jetë gjatë intervistës: Hajt se Policia t’run nja 1 muj, mandej e sheh

Shkëlzen Gashi kërcënohet me jetë gjatë intervistës: Hajt se Policia t’run nja 1 muj, mandej e sheh

Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është dashur të shkojë me mbrojtje të Policisë në emisionin “Rubikon”, për t’i sqaruar deklaratat e tij për krimet e luftës, të cilat i kushtuan jo vetëm me largim nga kabineti i kryeministrit.Derisa intervista e tij po transmetohej direkt në Facebook, ai është kërcënuar me jetë dhe me largim nga Kosova, raporton Sinjali.

 

Gashi në këtë intervistë ka deklaruar se nuk ka thënë asnjëherë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime të organizuara ndaj civilëve të pafajshëm serbë. Por është shprehur sërish i bindur se disa pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë krime, duke cituar edhe raporte të organizatave ndërkombëtare për krimet e luftës së fundit në Kosovë.