Fjalë Kyçe

Familja nga Podujeva u infektua me Covid-19 nga gruaja që punonte në Prishtinë”

Familja nga Podujeva u infektua me Covid-19 nga gruaja që punonte në Prishtinë”

Pesë persona kanë rezultuar mbrëmë pozitiv me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, e që gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Nga këta vetëm një person është duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa katër të tjerë janë në vetëizolim.

Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari. Ai thotë se katër persona janë të një familje, ndërsa një është shtetas i Kosovës, por që ka ardhur nga Austria më 30 maj.

“Nga një numër i qytetarëve që janë testuar dje, 5 prej tyre kanë rezultuar COVID-19 pozitivë. Bëhet fjalë për një familje nga fshati Dobërdol që kanë banesë edhe në Podujevë edhe në Prishtinë që kanë rezultuar pozitiv. Tre prej tyre janë në vetëizolim në shtëpi, një grua prej kësaj familje gjendet në Klinikën Infektive për trajtim po që sipas informatave që i kemi nga QKMF në Podujevë dhe nga epidemiologu gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe pa probleme të theksuara… Njëri ka ardhur nga Austria me 30 maj dhe ka kërkuar që të bëhet testimi dhe ka dal pozitiv, por gjendja e tij është pa asnjë simptomë të infeksionit, por ka dal pozitiv”, tha ai.

Rudari tregoi se si erdhi deri te infeksioni i katër anëtarëve të familjes që jetojnë në Dobërdol të Podujevës.

“Në bazë të informatave që i kemi nga familja bëhet fjalë për një grua e cila jeton dhe punon në Prishtinë, e cila mund të merret si burim infeksioni. Po anëtarët e tjerë të familjes që të gjithë janë shumë mirë dhe nuk kanë asnjë simptomë, nuk kanë as temperaturë as kollitje, do të thotë vetëm kanë dal pozitiv”, tha Rudari.

Më tej, Rudari shtoi se me të marrë konfirmimin nga IKSHPK kanë filluar të bëjnë gjurmimin e kontakteve të personave pozitiv, ku disa prej tyre do të testohen edhe sot.

“Ne jemi duke evidentuar të gjithë personat e mundshëm që kanë pasur kontakt, kemi zhvilluar mbrëmë një intervistë me familjarë po ishte shumë vonë, edhe sot prapë do të jetë intervista me familjarë në mënyrë që secili kontakt i mundshëm edhe pse sipas të gjitha gjasave nuk kanë shumë kontakte. Por gjithsesi po e parandalojmë që virusi të përhapet dhe jemi duke i gjurmuar kontaktet. Të gjitha kontaktet do t’i referohen IKShPK-së”, u shpreh ai.

Deri më tani në vendin tonë janë 1064 raste, ku janë shëruar 829 persona, ndërsa kanë vdekur 30 persona