Fjalë Kyçe

539 rastet e reja me koronavirus vinë nga këto komuna të Kosovës

539 rastet e reja me koronavirus vinë nga këto komuna të Kosovës

Janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive.

Nga 539 raste, 179 janë vetëm në kryeqytet, që pasohet nga Gjilani me 63 raste, Mitrovica 50 sosh dhe në komunat e tjera që paraqitet edhe më poshtë në raportin e IKShPK-së.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë”.