54-vjeçari që vdiq sot në Pejë pas një incidenti me ashensor raportohet të jetë ish-komandanti i UÇK’së, Deli Leka.
Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrejtin social Facebook.
“Nipash gjitmon jam krenu me ty gjithmon te kam pas idhull por sod me tradhtove ike per mos tu kthyer kurr. Faleminderit qe gjithmon na ke bër krenar. Lamtumir Komandant”, shkruan Abaz Beqa.
Rastin për vdekjen e 54-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net., zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Policia ishte njoftuar për incidentin sot rreth orës 15:00.
Me arritjen edhe të ekipeve mjekësore, të njëjtit konstatuan vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.