Fjalë Kyçe

Samiti i BE-së vazhdon edhe të dielen shkaku i “bisedimeve të zorshme”

Samiti i BE-së vazhdon edhe të dielen shkaku i “bisedimeve të zorshme”

Liderët e Bashkimit Evropian e vazhdojnë edhe sot samitin e tyre, të bindur se janë afër arritjes së marrëveshjes për buxhetin e BE-së dhe fondin e rimëkëmbjes pas krizës pandemike, ka bërë të ditur një zyrtar i BE-së.

Të shtunën mbrëma, liderët e shteteve anëtare të BE-së ishin ende larg arritjes së një marrëveshjeje, por disa prej tyre bënë të ditur se negociatat po shkonin në drejtimin e duhur, me gjithë tensionet e larta pas muajsh përballjeje me pandeminë.

Pak pas orës 23:00, Barend Leyts, zëdhënësi i Charles Michelit, nikoqir i samitit, shkroi në “Twitter” se takimi plenar do të vazhdonte edhe të dielen.

Samiti është dashur të përfundojë të shtunën.