Fjalë Kyçe

Haxhiu: MSH-ja kur ka licencuar laboratoret private për testime, është dashur t’ua regullojë çmimet

Haxhiu: MSH-ja kur ka licencuar laboratoret private për testime, është dashur t’ua regullojë çmimet

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë pas licencimit të laboratoreve, është dashur ta përcaktojë edhe çmimin e testimeve për SARS-Cov-2.

Sipas tij, duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste.

“200 Euro testi RT-PCR, a jeni normal?! Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, që u licencua nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratoret private është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve. Gjithashtu duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste. Ne jemi dëshmitarë se në disa raste brenda 24 orëve janë bërë më shumë se 500 teste.”, shkroi ai në Facebook.

Në reagimin e tij Haxhiu ka adresuar kritika ndaj Qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshmes, meqë sipas tij duhet të përgjigjen pse nuk janë bërë teste më shumë në institucione publike.