Fjalë Kyçe

Teknologjia e së ardhmes: Bateria që do të zgjasë 28 mijë vjet

Teknologjia e së ardhmes: Bateria që do të zgjasë 28 mijë vjet

Studiuesit kanë krijuar dhe testuar një bateri që do të zgjidhë dy probleme që aktualisht po e mundojnë botën me një goditje. Ata hartuan një bateri nanodiamond (NDB) që është bërë nga diamanti i krijuar artificialisht dhe mbetjet bërthamore.

Edhe pse tingëllon pak e pazakontë, një bateri e tillë mund të jetë pothuajse e pashtershme, d.m.th. mund të zgjasë deri në 28 mijë vjet, e pabesueshme, pa mbushje shtesë, shkruan TechCrunch, përcjell Albinfo.ch.

Kjo teknologji mundëson përdorimin më efikas të tensionit elektrik nga diamanti i përdorur në krijimin e baterisë.

Për më tepër, bateria nuk gjeneron gazra të dëmshëm gjatë funksionimit. NDB shpreson të jetë në gjendje të komercializojë bateritë e saj dhe t’i shndërrojë ato në një burim të përdorshëm energjie për gjithçka – nga aeroplanët elektrikë, anijet, automjetet e deri te pajisjet më të vogla, si telefonat inteligjentë.

Për momentin, studiuesit janë të kënaqur me testimin e suksesshëm të konceptit të saj të baterisë nanodiamond, dhe dëshira e tyre është që të bëjnë një prototip funksional deri në fund të këtij viti.

Interesim për këto bateri tashmë kanë treguar shumë kompani.