Fjalë Kyçe

56 aktakuza ndaj 71 personave për vepra të ndryshme penale

56 aktakuza ndaj 71 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë aktakuza kundër shtatëdhjetenjë personave, për vepra të ndryshme penale,

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dhjetë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar.

Raporti:

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur njëmbëdhjetë aktakuza, kundër trembëdhjete personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktim paraburgimi, si dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.