Sot ka ndodhur një vetaksident trafiku rreth orës 10:50 në rrugën lokale Ponesh-Gjilan me ç’rast lëndime trupore ka pësuar vozitësja dhe pasagjerja.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Gjilan njoftojnë se deri të vetaksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësja duke qarkulluar me veturë nga fshati Ponesh në drejtim të Gjilanit, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.
Kështu vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ndërsa si pasojë lëndime trupore ka pësuar vozitësja dhe pasagjerja.
Pas marrjes së ndihmës së parë në QE Gjilan, vozitësja është ndalur në Spitalin e Gjilanit për trajtim ndërsa pasagjerja dërgohet në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Ndërsa për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurorja kujdestare.