Bashkëshortja e sundimtarit të Dubait, i ka paguar truprojës së saj britanik 1.2 milion paund që të heshte për lidhjen e tyre
2-vjeçare të dashurisë, si edhe për dhuratat luksoze që i dha, përfshirë një orë 12.000 paund.
Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, “e mbuloi” Russell Flowers me dhurata ekstravagante dhe këmbënguli që ai ta shoqëronte kudo që të shkonte.
Marrëdhënia dy-vjeçare u zbulua gjatë seancës gjyqësore të Princeshës kundër bashkëshortit të saj në Gjykatën e Lartë në Londër, ku fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.
Lidhja jashtëmartesore e Princeshës me truprojën i shkatërroi gjithashtu martesën 4-vjeçare Flowers.
Sipas dëshmive, bashkëshortja e tij u shkatërrua pasi mësoi lajmin e tradhtisë, ndërsa miqtë treguan sesi e zbuloi ajo këtë vërtetë të hidhur.