Fjalë Kyçe

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë se 42 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi, ndërsa 12 të tjerë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 15 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.