Fjalë Kyçe

Koeman thotë se është koha që Barça të tregojë këtë fytyrë edhe në La Liga

Koeman thotë se është koha që Barça të tregojë këtë fytyrë edhe në La Liga

Kualifikim epik i Barcelonës në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit për edicionin 2020-2021.

“Blaugranat” ishin me një këmbë jashtë kompeticionit në duelin me Granadan, që deri dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt kryesonte 2-0 me golat e Kenedy (33’) dhe Soldados (47’), por pikërisht në limitet e ndeshjes barazuan takimin Antoine Griezmann në të 88-ën (i shërbyer nga Messi) dhe Jordi Alba, në minutën e dytë 92-të (këtë radhë asistoi Griezmann), duke çuar takimin në shtesë.

“Bluagranat” kompeltuan përmbysjen e madhe me finalizimet e Griezmann (100’) De Jong dhe Jordi Albas (108’ dhe 113’), për të siguruar një biletë në gjysmëfinale të kompeticionit, ku janë kualifikuar gjithashtu Levante dhe Sevilla, ndërsa emri i fundit që do të vijojë garën do të mësohet pas duelit Betis-Bilbao.

Trajneri i Barçës, Ronald Koeman, u shfaq u lumturuar pas kësaj fitoreje të madhe, që u vendos në shtesë:

“Ishte e pabesueshme. E filluam mirë, duke krijuar raste, por nuk patëm fat në pësimin e golave. Provuam gjithçka për të fituar, luftuam deri në minutën e fundit. Ka qenë e pabesueshme. Ekipi bëri një punë të shkëlqyeshme. Të jesh duke humbur 2-0 dhe të tregosh këtë mentalitet, ishte e pabesueshme. “Kemi punuar shumë për të kaluar raundin. Mund të jetë koha për të besuar se mund të bëjmë të njëjtën përmbysje edhe në kampionat. Ky karakter i ekipit është për t’u krenuar”.