Fjalë Kyçe

Një serb ndalohet në Leposaviq, dyshohet se po transportonte ilegalisht dru

Një serb ndalohet në Leposaviq, dyshohet se po transportonte ilegalisht dru

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se është ndaluar një person në Leposaviq, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie.

I njëjti nuk kishte dokumentacionin përkatës, njofton Klan Kosova.

“Është shoqëruar i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie, pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.