Fjalë Kyçe

Këto janë komunat më të prekura me koronavirus në Kosovë gjatë ditës së sotme

Këto janë komunat më të prekura me koronavirus në Kosovë gjatë ditës së sotme

Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga Gjakova (84 vjeç), Prishtina (76-vjeç) dhe Prizreni (78 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 249 raste pozitive nga testimi i 2291 mostrave. Janë shëruar 274 persona.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1523, i të infektuarve në 62.258, ndërsa i të shëruarve në 54.042. Janë 6693 raste aktive.