Fjalë Kyçe

Policia flet për operacionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë dhe lokacione tjera

Policia flet për operacionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë dhe lokacione tjera

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione në vend. Një prej këtyre lokacioneve është edhe Ministria e Bujqësisë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.