Arsenali ka prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Evropës.
“Topçinjtë” u mposhtën në “Emirates” në takimin e dytë nga Olympiacosi 0:1, por londinezët kishin fituar 1:3 në Greqi dhe me rezultat të përgjithshëm triumfuan 3:2.
Në fushë për “Gunners” ishte për gjatë gjithë ndeshjes edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që tashmë është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të trajnerit, Mikel Arteta.
Lojtari nga Prishtina ka përdorur rrjetin e tij social për të reaguar në lidhje me humbjen dhe kualifikimin tutje.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin e mbrëmjes së sotme, por shumë i lumtur që po kalojmë tutje”.
“Duhet shumë më shumë punë e fortë dhe ne do të japim gjithçka”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij.