Fjalë Kyçe

Ferizaj, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e 24 vjeçarit në shtator të vitit 2020

Ferizaj, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e 24 vjeçarit në shtator të vitit 2020

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, bën të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave me inicialet L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje e kishte vrarë, tashmë të ndjerin, B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L..

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Kurse, i Pandehuri R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja”. Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ndërsa, i pandehuri M.A., me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mosarrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç’rast ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.