Një grua nga fshati Mramor i Prishtinës i ka raportuar se dy vajzat e saja të mitura janë larguar nga shtëpia dhe që më pastaj nuk janë kthyer më në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ndërkohë sot nga njësitet policore të Podujevës, dy të miturat janë gjetur në një kafiteri në Podujevë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Procedurat lidhur me rastin po vazhdojnë në koordinim me institucionet dhe njësitet përkatëse”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.