Fjalë Kyçe

Hoxha s’e thirr ezanin për iftar, thotë se agjëruesit mund të informohen në televizione

Hoxha s’e thirr ezanin për iftar, thotë se agjëruesit mund të informohen në televizione

Banorët e fshatit Beguncë të Vitisë po ankohen se hoxha i xhamisë së këtij vendi nuk po e thërret ezanin e namazit të mbrëmjes që përkon me kohën e iftarit.Sipas tyre, prijësi fetar nuk shkon fare në xhami në kohë të iftarit e madje edhe dritat për të shënuar kohën kur fshatarët duhet të ndalojnë agjërimin e ditës i ndez një banor.

Vetë hoxha Nexhat Aliu, ndonëse jo para kamerës, e pranoi që nuk e thërret ezanin në kohën e iftarit pasi, siç tha, nuk e sheh të arsyeshme meqenëse të gjithë agjëruesit mund ta shohin përmes televizioneve.

Ndërkohë, në Bashkësinë Islame të Kosovës të kontaktuar nga Klan Kosova thanë se thirrja e ezanit nga hoxhallarët është e obligueshme në çdo namaz.