Fjalë Kyçe

Tahiri – pozitës: E keni plot gojën luftë kundër-korrupsionit por iu mungon koordinimi

Tahiri – pozitës: E keni plot gojën luftë kundër-korrupsionit por iu mungon koordinimi

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti dhe deputetët e shumicës, po i lajthitin ata që të trajtojnë tema të rëndësishme siç është gjykimi në mungesë.

Tahiri në seancën që po mbahet tani në Kuvend, tha se kërkojmë një koordinim dhe harmonizim më të mirë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe mazhorancës në Kuvend

“E keni plot gojën luftë kundër-korrupsionit dhe se këta kriminel të luftës t’i vendosni para drejtësisë edhe duke i dënuar në mungesë dhe pse po ndodhin çështje të tilla. Nuk është mirë me na vënë në lajthitje edhe neve shefave të grupeve parlamentare që trajtojmë tema të tilla kaq të rëndësishme. Në raste te tilla kërkojmë një koordinim dhe harmonizim më të mirë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe mazhorancës në Kuvend.”

“Situata të tilla, degjenerime të tilla janë të panevojshme dhe i humbin seriozitetin temave të tilla dhe një çështje kaq të rëndësishme siç është gjykimi në mungesë. Vlen me theksu se po e përmirësojmë një gabim të LVV-së, që nuk e votuan një vendim të tillë që unë e kam sjellë por e kanë votuar një të gabuar që sot po duhet ta ndryshojmë”, tha Tahiri.