Konkurrentja e “Për’puthen” ka dhënë lajmin se u largua nga emisioni.
Sindi sot ka dhënë lajmin se ajo tani më nuk është pjesë e “Përputhen” dhe tha se arysen së shpejti do ta tregojë nëpërmjet një videoje.
Ajo tash e disa muaj ka hasur në probleme të shumta me konkurrentët tjerë e sidomos ata meshkuj të cilët e ofendonin dhe e shanin atë për thuajse çdo gjë.
Arjani i cili është opinionisti i emisionit “Për’puthen” gjithashtu ishte njëri nga ata të cilët nuk i kishte marrëdhëniet e mira me Sindin për arsye të ndryshme.