Fjalë Kyçe

Llapi ndanë rrugët me Ramadanin

Llapi ndanë rrugët me Ramadanin

Mesfushori Alban Ramadani është larguar nga skuadra e Llapit. Ekipi nga Podujeva, të martën nëpërmjet postimit të “Facebook” ka njoftuar se e ka mbyllur bashkëpunimin me Ramadanin, të cilit i ka dëshiruar suksese në karrierë. Ramadani iu bashkua Llapit verën e shkuar dhe në sezonin 2019/20 pati 20 paraqitje në të gjitha garat kurse me ekipin arriti ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.

“Falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë edicionit 2020/21 mesfushorin Alban Ramadani, i cili së bashku me shokët e skuadrës arriti të jetë pjesë e suksesit historik të Llapit Evropian. Me marrëveshje e kemi mbyllur bashkëpunimin dhe klubi i dëshiron shumë suksese në karrierë”, ka shkruar Llapi.