Janë publikuar pamje të reja ku i akuzuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj, Dardan Krivaqa mundohet të ikë nga policia.
Kujtojmë, që një 18 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.
Viktima ishte dërguar aty nga dy persona, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Mbrëmjen e së dielës njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar, ndërkaq deri sot i kërkuar ishte Dardan Krivaqa i cili u arrestua tashmë.
Po ashtu Policia e Kosovës kanë gjetur edhe vendin e krimit, që sipas policisë është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.