Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nënshkruar në në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë.
I pari i ekzekutivit këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se , nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun.
Postimi i tij i plotë:
Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë.
Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse!/Gazeta Alo/