Fjalë Kyçe

Loredana pranon marrjen e parave nga çifti zviceran, por thotë se nuk ua mori me mashtrime

Loredana pranon marrjen e parave nga çifti zviceran, por thotë se nuk ua mori me mashtrime

Këngëtarja Loredana Zefi e cila në Zvicër po akuzohet për mashtrim ka folur në një konferencë për media në Prishtinë.

Duke folur për rastin, ajo ka thënë se në Prishtinë ka ardhur për të incizuar një spot i cili është dashur të xhirohej më herët,

Madje ka thënë se asnjë vlerë monetare nuk është marrë me dhunë, kërcënim e mashtrim.

“Jam këtu për me xhiru një spot, ky spot është planifiku me u xhiru më herët. Në bazë të mediave që kam lexu, muj me thanë që do sene janë ndryshe. Për mu cka është me rëndësi me ditë ju është se prej asnjë personi s’janë marrë paret me dhunë, mashtrime ose kërcënime. Këto pare janë marrë me vullnet”, ka thënë ajo.

Ajo ka sqaruar se rasti ka nisur më 2016-tën, dhe se ajo nuk ka qenë e involvuar.

“E dyta: Ky sen ka filluar në 2016-tën ku unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë asgjë për këtë rast.  Më kanë tregu që në 2018 tën është mundësia me e mbyll këtë rast, unë nuk e di pse nuk është mbyll ky rast. Unë në 2018-tën kam qenë në gjendje me i ndihmu. Nuk më intereson media, as muzika as asgjë kur është në pyetje familja jem”, ka shtuar ajo.

Këngëtarja ka kritikuar edhe mediat për qasjen ndaj këtij rasti.

“Unë jam e kënaqur dhe gjithmonë do të jem lojale ndaj familjes time. Unë si person nuk e di se si veproni me familjen tuaj, mirëpo unë jam rrit në një familje të vogël. Baba jem na ka mësu se kurgjo nuk është më e shtrenjtë familja”, ka thënë tutje ajo.

“Besoni dhe mendoni se nuk janë këto gjëra të vërteta mirëpo rasti do të sqarohet dhe ma merr mendja se pak si shumë fjalë do të ndryshojnë”, ka shtuar ajo.

Në fund, ajo ka pranuar se ka dhënë deklaratë në Polici, mirëpo se nuk ka qenë e mbyllur.

“Është e vërtetë që kam dhënë deklaratë në polici por unë e mbyllur nuk kam qenë asnjëherë jashtë. E kam dhënë deklaratën, prokurori më ka leju me shku prapë në shtëpinë time ku ka qenë vajza ime dhe e kam vazhdu jetën. Ndryshe seni që unë kam ardh këtu me ju tregu juve është se paret nuk janë marrë me dhunë, me kërcënime dhe mashtrime”, ka thqënë ajo./Gazeta Alo/