Fjalë Kyçe

Loredana thyen heshtjen, sot tregon gjithçka çfarë ka ndodhur në Zvicër

Loredana thyen heshtjen, sot tregon gjithçka çfarë ka ndodhur në Zvicër

Loredana ka thyer heshtjen pas akuzave për vjedhje nga një çift zviceran.

Heshtja e Loredanës për skandalin e zhvatjes se qindra mijëra frangëve nuk do të zgjasë shumë.

Loredana së bashku me reperin e njohur njëherit bashkëshorti I saj, dje janë kthyer nga Zvicra në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.

Ndërsa, pikërisht sot vet Loredana ka vendosur ta thyej këtë heshtje dhe të flas në një konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Instagramit ku shprehet: ‘Ju ftoj që sot me datët 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur më të vërtetë në rastin në Zvicër’./Gazeta Alo/