Fjalë Kyçe

U shkarkua nga Haradinaj, pa u bërë një muaj Rikallo punësohet në qeverinë e Serbisë

U shkarkua nga Haradinaj, pa u bërë një muaj Rikallo punësohet në qeverinë e Serbisë

Ish ministri serb Nenad Rikallo i cili rreth një muaj më parë ishte shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj është punësuar në Qeverinë e Serbisë.

Nenas Rikallo, është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje, shkruan B92, transmeton Gazeta Alo.

Ky vendim është marrë nga Qeveria e Serbisë më 27 shkurt të këtij viti.

Nenad Rikallo, është shkarkuar më 2 shkurt me kërkesë të Partisë Socialdemokrate si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019./Gazeta Alo/