Fjalë Kyçe

6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë pasi pranoi fajësinë se vodhi një palë atlete Vendim

6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë pasi pranoi fajësinë se vodhi një palë atlete Vendim

Besart Jonuzi është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë pasi ka pranuar fajësinë se kishte vjedhur një palë atlete.

Aktgjykimi është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku Jonuzi ngarkohej se kishte vjedhur një palë atlete derisa ishte zënë në flagrancë nga i dëmtuari.Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Lumnije Krasniqi, dënimi i shqiptuar me 6 muaj burgim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuarit i është mundësuar të paguajë dënimin prej 300 euro me tri këste si dhe është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 30 euro për paushallin gjyqësor.Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, shpallja e aktgjykimit është bërë pasi që i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31 korrik 2018 ka ngritur aktakuzë kundër Besart Januzi sepse më 22 qershor 2018, në shkollën e gjuhëve të huaja “The Cambrige School” në Prishtinë, tek “Pallati i Rinisë”, i akuzuari Januzi me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, ka marr një palë patike “Adidas” të të dëmtuarit Nezir Shinik në vlerë prej 100 euro.

Në aktakuzë thuhet se, i akuzuari atletet i ka futur në qese, por duke dal nga objekti është zënë nga i dëmtuari dhe sigurimi i pallatit.Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në 3 vite./BetimipërDrejtësi