Fjalë Kyçe

6+ në Kuvendin e Kosovës nuk është më i plotë: Jep dorëheqje deputetja boshnjake

6+ në Kuvendin e Kosovës nuk është më i plotë: Jep dorëheqje deputetja boshnjake

Grupi 6+ në Kuvendin e Kosovës nuk është më i plotë.

Indeksonline mëson se sot ka dhënë dorëheqje deputetja boshnjake, Zikreta Aliti.

Në letrën e siguruar nga Indeksonline, Aliti shihet se i ka dërguar dorëheqjen nga grupi 6+ kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Në njoftimin e saj, Aliti bën të ditur se do të jetë tani e tutje si deputete e pavarur në Parlament.

Fikreta Aliti është anëtare e partisë “Nova Demokratska Stranka”, kryetare e së cilës është ministrja në detyre e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Redzepi.