Fjalë Kyçe

6 orë e 15 minuta, pamjet e para të Thaçit pas intervistimit në Hagë

6 orë e 15 minuta, pamjet e para të Thaçit pas intervistimit në Hagë

Plot 6 orë e 15 minuta zgjati intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai për media, nuk komentoi lidhur me këtë intervistë, derisa tha se pyetjet për të do të vazhdojnë dhe nesër, derisa u pa duke dalë nga kjo gjykatë i vetëm me një çantë në krahë.


“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi.

Këto janë imazhet e para nga dalja e Thaçit pasi u intervistua nga prokurorët e Speciales.