Fjalë Kyçe

6 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme në Kosovë

6 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme në Kosovë

Sot në Klinikën Infektive janë raportuar 6 raste të reja me koronavirus, derisa 12 persona janë regjistruar si të shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.

Kjo shifër e re ka çuar në total numrin e të shëruarve në Kosovë në 841, ndërsa me COVID-19 në 1,070.

IKSHPK-ja, njofton se sot janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Ndërkaq, ka bërë thirrje që të vazhdohet të mbahet distanca, të pastrohen duart dhe të mbahen maskat.