Fjalë Kyçe

6 të vdekur deri më tani dhe 202 të lënduar nga tërmeti në Turqi

6 të vdekur deri më tani dhe 202 të lënduar nga tërmeti në Turqi

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, si dhe janë lënduar 202 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, gjashtë qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 202 janë lënduar”, thuhet në njoftimin e AFAD.

AFAD gjithashtu njoftoi se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milionë lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.