Fjalë Kyçe

Arrestohet i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Arrestohet i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Është arrestuar I.Sh, i cili një ditë më parë u arratis nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK).Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në njoftim thuhet se arratisja e I.Sh, i cili po dyshohet për veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”, u bë nga Policia e Kosovës pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK.“I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.”, thuhet në njoftim.