Baba Vanga gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, u ka paraprirë shumë fatkeqësive natyrore dhe luftërave globale para se të ndodhnin. Gruaja e mistershme, e verbër bullgare parashikoi saktë 11 shtatorin, ngritjen e ISIS dhe madje Brexit, ndërsa ka bërë parashikime edhe për vitin 2022.
Edhe Nostradamus njihet për parashikimet e tij të cilat tashmë disa janë të vërtetuara. Në mesin e tensioneve mes Rusisë e Ukrainës, mediat ruse kanë publikuar parashikimet e Vangës dhe Nostradamus të cilët kanë zbuluar se Federata Ruse do të bëhet superfuqi dhe nuk do ta ndalojë askush, madje sipas Vangës udhëheqësit e dy shteteve do të shtrëngojnë duart.
Sipas profecisë së Baba Vangës, disa fuqi sllave do të kthehen në Rusi duke shtuar se të gjithë ata që janë larguar nga shteti rus do të ktheheshin sërish në trojet e tyre.
“Rusia ka sakrifikuar shumë. Askush nuk mund ta ndalojë Federatën Ruse. Të gjithë ata që janë larguar nga Rusia do të kthehen sërish te ajo. Shteti rus do të bëhet superfuqi”, kishte parashikuar ajo.