Fjalë Kyçe

Arjan Konomi thotë se është kërcënuar nga konkurrentja kosovare

Arjan Konomi thotë se është kërcënuar nga konkurrentja kosovare

Puntatën e djeshme në Përputhen është zhvilluar një debat mes opinionistit Arjan Konomi dhe konkurrentes kosovare, Laureta Zyba.

Për shka të një debati në Prime-in e së shtunës, konkurrentja u largua nga emisioni.

Me zërin që i dridhej Laureta dje tregoi arsyen e largimit se saj e cila tha se kishte ngarkesë psikologjike.

“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.

Në anën tjetër, Arjani e akuzoi Lauretën se e ka kërcënuar në prapaskenë, duke u shprehur se ajo i kishte bërtitur nëpër korridoret e televizionit duke thënë: “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”.