Fjalë Kyçe

65 vjeçari që vrau dy vëlllëzërit Abazi në Podujevë ende në arrati

65 vjeçari që vrau dy vëlllëzërit Abazi në Podujevë ende në arrati

Janë bërë 4 ditë që kur ndodhi tragjedia në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

Një 65 vjeçar, qëlloi për vdekje dy vëllëzërit S.Abazi dhe M.Abazi për të ikur më pastaj nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet e para janë që ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje rreth shfrytëzimit të një toke, e cila besohet se nuk është në pronësi të asnjërës familje, por e një serbi, i cili që nga paslufta nuk jeton aty.

Policia janë në kërkim të 65 vjeçarit, i cili vrau dy bashkëfshatarët e tij para pak ditësh. Për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar, Policia e Kosovës kanë thënë se nuk kan ndonjë informatë që do të mund ta ndanin lidhur me këtë rast.