Fjalë Kyçe

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta, ndërsa në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të sillen mes minus 6 dhe minus 3 gradë celsius. E maksimalet do të arrijnë deri në 7 gradë.

Mot i ngjashëm parashihet edhe të martën, ndonëse do të ketë ngritje të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 3 dhe 1 gradë celsius e maksimalet do të arrijnë deri në 8 gradë.

Të mërkurën do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.

Të enjten moti do të jetë i vranët e me intervale me diell.

E të premten moti do të jetë me vranësira të dendura që do të sjellin riga shiu në vise të ulëta e ë viset malore parashihet borë.

“Temperaturat minimale 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C”, ka njoftuar IHMK-ja