Fjalë Kyçe

Haxhiu: Nëse si marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura për Kryetare Kuvendi

Haxhiu: Nëse si marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura për Kryetare Kuvendi

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk i merr 61 vota në votimin e fshehtë, ku do të votonin të gjithë deputetët, do të tërhiqet nga kandidatura për Kryetare Kuvendi.

Haxhiu u bëri thirrje partive të tjera të reflektojnë e të marrin pjesë në votim, qoftë duke votuar për ose kundër.

Ajo tha se Kushtetesja me Aktgjykimin e djeshëm nuk e ndalon votimin e fshehtë.

“Prandaj me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetët, nëse unë si kandidate nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare Kuvendit”, ka deklaruar Haxhiu.