Fjalë Kyçe

Ndalohet për 48 orë Valon Syla

Ndalohet për 48 orë Valon Syla

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar ndalimin për 48 orë të Valon Sylës.

“Po”, është përgjigjur shkurt kryeprokurori Gashi kur është pyetur nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me ndalimin e Sylës.

Syla dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.

Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist në televizionin T7.