Fjalë Kyçe

66-vjeçari godet vajzën e re me grusht në mes të Tiranës, ndërhyn policia

66-vjeçari godet vajzën e re me grusht në mes të Tiranës, ndërhyn policia

TIRANË – Një 66-vjeçar është vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohet për dhunë.

Raportohet se B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen E. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen E. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.