Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bujan të Lipajnit.
Në aksident janë involvuar një veturë udhëtarësh dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke marr tretman mjekësor në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/