Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i bindur se Kosova do ta jep provimin për një miqësi të përjetshme me Amerikën.
Sipas tij, një mënyrë e mirë që të ruhet miqësia është që të qeverisim mirë, shkruan Gazeta Alo.
“Një mënyrë e mirë me mbajt miqësi është me qeveris mirë, me kriju vende të reja të punës dhe me kriju kushte të mira, po ashtu me dit me repsektu vlerat dhe diversitetin fetar, me dit me u sjell si zot shtëpie me nder. Jam i bindur se nuk do ti zhgënjemë miqtë tonë”, ka thënë ai.
Sipas tij populli i Kosovës di të respektojë fqinjtë.
“Jemi popull që dijmë me i respektu fqinjë, jemi Kosova dhe jemi pjesë e botës që i prin Amerika”, ka shtuar Haradinaj.
Ai ka thënë se është mirë që të mendohet se si t’i ruajmë miqtë në kohërat më të reja, kur bota po bëhet më e vogë.
Haradinaj, këto komente i bëri në ceremoninë e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi”, për ushtarin amerikan John C.Boyd./Gazeta Alo/