Organizata Jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka organizuar një tryezë diskutimi për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethinë; si dhe kujdesin ndaj mjedisit përreth liqenit të Batllavës.
Në këtë tryezë në fokus ishin tri çështje me interes për komunitetin dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone: Furnizimi me ujë të pijshëm; Menaxhimi i mbeturinave; Trajtimi i ujërave të zeza dhe potenciali për zhvillim ekonomik.
1 milionë e 600 mije euro janë ndarë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan. Këto mjete, nga kjo organizatë po kërkohen të kthehen në plan për vitin 2020, ndonëse ishin paraparë për 2021.
Rexhep Zeka, drejtor ekzekutiv i kësaj organizate jo-qeveritare, tha se banorët e fshatrave e kanë nevojën për ujë të pijshëm dhe po e rrezikojnë shëndetin duke konsumuar, ujin e kontaminuar.
“Duke marrë në konsideratë nevojën e banorëve të Orllanit dhe fshatrat përreth për ujë të pijshëm dhe shqetësimin e tyre vazhdimisht janë të shqetësuar dhe rrezikuar nga sëmundje të ndryshme duke konsumuar ujë të kontaminuar. Projekti ka filluar në fund të vitit 2017. Kemi një kërkese mjetet që janë ndarë për 2021 të kthehen në 2020”, u shpreh Zeka.
Sipas tij, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka dërguar kërkesa kundrejt MMPH-së, për shtrirjen e ujësjellësit në Orllan.
“OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, gjatë vitit 2017 ka dërguar kërkesa në institucionin tuaj për shtrirjen e ujësjellësit në Orllan. Falë angazhimit dhe bashkëpunimit me ju dhe institucionet përkatëse jemi vënë në dijeni se janë zotuar mjetet për Ndërtimin e Sistemit të Ujësjellësit në fshatin Orllan të Podujevës”, shtoi Zeka.
Organizimin e OJQ-së, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, e ka përgëzuar. Ai tha se tashmë është ndarë edhe buxheti për projektin e ujësjellësit, i paraparë të përfundohet për tre vjet.
“Organizim i tillë na jep neve vullnetin për të punuar më shumë. Projekti i ujësjellësit ka qenë i projektuar në buxhet. Në ndërkohë gjatë hartimit të kornizës, kemi diskutuar me të gjithë akterët për të rikthyer në qeveri dhe fatmirësisht ka kaluar ku dhe kemi arritur të ndajmë buxhet për të e cila është paraparë të kryhet për tre vite”, tha MatoshiRreth kërkesës për kthimin e projektit për vitin 2020, Matoshi tha nëse punët zhvillohen shpejtë, do të përfundojë më herët. Ai bëri të ditur se në fund të majit fillon implementimi i projektit.
“Sa i përket asaj që kërkuarat për me e kthyer në 2020, nëse projekti zhvillohet shpejt atëherë mundohemi ta kryejmë më herët. Tenderi do të jetë i hapur 45 ditë dhe ftojmë kompanitë që të marrin pjesë. Ju ftoj juve dhe të gjithë ata që do të përfitojnë nga projekti që të rrini në krye të projektit e cila do të fillojë në fund të muajit Maj”, bëri të ditur Matashi, raporton Ekonomia Online.
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Qeverisje Lokale, tha se ky vit do të jetë i njohur si viti ekonomik për Kosovën. Sipas tij, janë ndarë vijat buxhetore, por mbetet vëzhgimi i projektit.
“Do të mundohem në pika të shkurta. Do të flas më shumë për temën e dytë. Ky vit është vit ekonomik ku do të bëhen ivestime të Kosovës se re. Vijat buxhetore janë nene por në praktikë kemi probleme të mëdha. Ju lus juve të vëzhgoni projektin. Do të keni përkrahjen e ministrisë sonë dhe të kryeministrit. Është e pakuptimtë që të kemi një liqen si Orllani dhe fshatrat të mos kenë ujë. Po më vjen mirë që në maj do të fillojmë”, tha Tahiri.
Ai tha se duhet të punohet me Komunën e Podujevës, që kjo zonë të kthehet në vend turistik.
“Duhet të punojmë me komunën e Podujevës për me e kthyer ketë lokalitet në vend turistik serioz. Do të keni mbështetjen tonë dhe Qeverisë. Kemi rreth 20 kërkesa për këtë lokacion dhe prej muajit tjetër të fillojmë t’i realizojmë. Keni mbështeten tone dhe Kryeministrit. Ju urojmë për këtë punë”, shtoi Tahiri.
“…Në këtë kuadër, veprimet e shpejta të Qeverisë në miratimin e Ligjit për Dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale dhe vendimeve për zona ekonomike zhvillimore, ofrimin në shfrytëzim të pronave dhe qasjes së integruar institucionale me partnerët zhvillimorë do të ndiqen me veprime, mbështetje konkrete dhe partneritet të ngushtë me komunat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal”.
Projektin e ujësjellësit, Faik Muqiqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, e quajti madhor.
“Është një projekt madhor që ka filluar ne vitin 2018 për të cilën komuna ka qenë shumë e interesuar. Ministria ka qenë shumë aktive për ketë projekt. Vonesa ka qenë për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, cilat kanë qenë të papara për këtë projekt”, tha Muqiqi.