Rruga nacionale N2 Kaçanik –Hani i Elezit, do të jetë e mbyllur përkohësisht nga data 29 mars deri më 2 prill 2019.
Kështu, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës, përmes një njoftimi për media.
Arsyeja e mbylljes së përkohshme është për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, shkruan Gazeta Alo.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:
29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./Gazeta Alo/