Fjalë Kyçe

7 000 trupa amerikane shtesë nisen drejt Europës

7 000 trupa amerikane shtesë nisen drejt Europës

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka vendosur pak më parë që të dërgojë edhe 7 000 trupa të tjera në Europë pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

Gazetari Steve Herman, shef i redaksisë së lajmeve ndërkombëtare në VOA shkruan se vendimi është marrë nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austrin pas përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në kontinentin e vjetër.

Presidenti Biden mbajti një konferencë për shtyp pak më parë duke shpalosur sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse pasi Putini urdhëroi rikthimin e luftës në Europë.

Ndërkohë theksoi se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë, duke thënë se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë.