Fjalë Kyçe

7 rastet pozitive me koronavirus, janë nga këto vendbanime të Kosovës

7 rastet pozitive me koronavirus, janë nga këto vendbanime të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë diagnostikuar shtatë raste pozitive me koronavirus, ndërsa 22 janë të shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

Sot janë shëruar edhe njëzet e dy pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH’së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 271 raste.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 806 raste me koronaviurs, ku 22 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Më poshtë raporti i plotë i IKSHPK-së.