Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur një 70 vjear i vdekur në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë.
Ai, ka thënë se informata e për rastin është marrë rreth orës 16:00 dhe se është duke u punuar për të zbardhur këtë rast.
“Rreth ores 16:00 eshte marre informata per nje person pa shenja jete ne nje lokal ne rrugen ” Fazli Grajçevci” ne Prishtine. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekesore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i nje mashkulli rreth 70 vjeç eshte pa shenja jete. Aktualisht jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme per te zbardhur rrethanat qe karakterizojne rastin”, ka thënë ai për lajmi.net.