Fjalë Kyçe

E tmerrshme: 71 vjeçari në Elbasan qëllon mbi policinë, plagosen dy kalimtarë

E tmerrshme: 71 vjeçari në Elbasan qëllon mbi policinë, plagosen dy kalimtarë

Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë së Shtetit.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët kanë qenë duke kaluar.  Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen ‘11 Nentori’ në qytetin e Elbasanit. Efektivët që kanë rënë pre e sulmit mësohet se janë pjesë e repartit FNSH dhe Shqiponja.

Sipas policisë i armatosuri është Lefter Zhidru, 71-vjeç. Më tej policia sqaron se në lagjen “11 Nëntori”,  shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Kjo nuk është hera e parë që në Elbasan, grupet kriminale qëllojnë me armë mbi policinë. Pasi edhe në qershor 2016, një sulm mbi Policinë ndodhi po në Elbasan.

Kujtojmë se Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet më të lartë në vendin tonë, raporton Tch.