Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të premte janë duke u trajtuar 74 pacientë me COVID-19.
Në postimin e spitalit të publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, transmeton Klan Kosova.
“Dy pacientë janë në respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.