Avokatit Gazmend Halilaj, i dyshuari i katërt në rastin e vajzës 16 vjeçare nga Drenasi, i është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Prishtinës.
Gazeta Alo nga burime të saja merr vesh se pas dënimit Halilaj është dërguar në burgun e Lipjanit.
Sipas IPK-së, avokati Gazmend Halilaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin dhe frikësim gjatë procedurës penale. /Gazeta Alo/